Si të vish në Maqedoni?

Aeroporte

Aktualisht në Maqedoni ka 2 aeroporte ndërkombëtare. Aeroporti kryesor është ai i Shkupit, të cilit i është vendosur emri i “Aleksandrit të Madh” dhe ndodhet 17 km larg qendrës së qytetit. Ky aeroport përcjell mbi 1 milion pasagjerë cdo vit. Aeroporti i dytë është aeroporti i “Apostullit Shën Pal” në Ohër, 9 km larg qendrës së qytetit, i cili shërben si një aeroport sezonal.

Pikat kufitare

Maqedonia kufizohet nga Shqipëria, Kosova, Serbia, Bullgaria dhe Greqia dhe pikat kufitare janë si më poshte:
Shqipëri: Kafsan, Shën Naum, Stenje, Blato.
Kosove: Blac, Jaznice.
Serbi: Pelince, Tabanovce.
Bullgari: Kriva Palanka, Novo Selo, Delcevo.
Greqi: Medzitlija, Gevgelija, Star Dorjan.

Linjat e autobusëve

Ka linja të përhershme me Shqipërinë, Malin e Zi, Turqinë, Austrinë, Gjermaninë, Zvicrën etj.

Linjat e trenave

Maqedonia ka një sistem të zhvilluar hekurudhor që e lidh këtë vend me Kosovën, Serbinë dhe Greqinë. Stacioni qendror ndodhet në Shkup. contact@macedonia-holidays.com.