Rreth Macedonia Holidays

Macedonia Holidays është një kompani turistike e krijuar në vitin 2016, me seli në Ohër dhe Shkup, Maqedoni. Ajo u ofron klientëve dhe partnerëve një pamje pasionante dhe profesionale mbi Maqedoninë, një destinacion, dinamik dhe shumë tërheqës në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Duke punuar ngushtë me kompanitë simotra; në Shqipëri dhe Kosovë si dhe partnerë në Bullgari, Serbi, Greqi dhe Mal të Zi ne jemi në gjendje të zgjerojmë shërbimet tona profesionale në rajonin e Ballkanit, duke ruajtur një standard të lartë të profesionalizmit.

Drejtor Ekzekutiv
Menaxher i Pergjithshem

Misioni ynë është i thjeshtë: "Ne themi atë që bëjmë dhe realizojmë atë që premtojmë" megjithatë ndryshimi është se ne e bëjmë këtë me pasion dhe përgjegjësi

Çfarë na diferencon

Ekipi në Macedonia Holidays është një ekip i ri, pasionant dhe profesionalisht i edukuar me përvojë në sektorin e turizmit. Ekipi jonë posedon aftësi të shkëlqyeshme komunikimi dhe përgjigjet në kohë rekorde të çdo kërkese duke u siguruar që klienti të jetë në qendër të vëmendjes. Shprehja ‘sipas kërkesës‘është synimi organizatës tonë dhe ne punojmë seriozisht me klientët që të bëjmë te mundur që shërbimet të ofruara nga ne të përputhen ekzaktësisht me ato që klientët kërkojnë. Ne besojmë në ndërtimin e marëdhënieve të afërta të punës me klientët duke ndërgjuar nevojat e tyre dhe duke bërë sygjerime nga njohuritë tona për destinacionet nepermjet planifikimit te kujdesshem dhe zbatimit rigoroz te nje procesi kontrolli te cilesise hap pas hapi. Jo më pak të rëndësishme janë edhe marëdhenjet me furnitoret që ne e konsiderojmë pjesë të ekipit tonë, duke punuar nga afër për të arritur një qëllim të përbashkët, të bëjmë klientët të lumtur.

Përpjekjet për qëndrueshmëri

Ne jemi shumë të ndjeshëm ndaj faktit që turizimi megjithëse sjell përfitime për komunitetin mund të ketë dhe efekte të kundërta, nëse aktorët nuk operojnë me përgjegjshmëri dhe nuk përpiqen të ulin efektet negative. Për këtë arsye ne kemi zgjedhur furnizuesit më të mirë të shërbimeve turistike, të cilët janë të lidhur dhe me komunitetet lokale. Një përzgjedhje e hoteleve familjare dhe resoranteve tradicionale që përpiqen të zvogëlojnë impaktin në mjedis janë pjesë e portofolit tonë. Vizitat, qëndrimet, ushqimet e ofruara nga vendasit dhe bizneset familjare janë duke u shtuar në listën tonë të produkteve duke rritur efektin pozitiv dhe duke shpërndarë të ardhurat në vend.

Certifikatat dhe Licensat e Macedonia Holidays

Lutem gjeni ketu poshte te gjitha cerfitikatat, licensat dhe kartat e anetaresise: