Qyteti më i madh dhe njëkohësisht kryeqyteti i Maqedonisë së Veriut, me një popullsi mbi 600.000 banorë, me teper Shkupi shërben si qendra kulturore, ekonomike dhe arsimore e vendit. Gjatë pushtimit romak,u bë i njohur me emrin Skupi. Më 1392, qyteti u pushtua nga Perandoria Osmane, të cilët e quajtën Üsküp. Qyteti qëndroi nën pushtimin osman për më shumë se 500 vite, duke shërbyer dhe si kryeqytet i Pashallëkut të Shkupit dhe me pas u kthye ne qendrën e Vilajetit të Kosovës. Gjatë kësaj kohe, Shkupi u bë i njohur falë arkitekturës së tij orientale. Pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, pati ritme të larta zhvillimin, të cilat u ndërpremë në vitin 1963, pas shkatërrimit të qytetit nga një tërmet. Në vitin 1991 u shpall kryeqytet i shtetit të ri Maqedonisë së Veriut. Në ditët e sotme vazhdon të jetë një destinacion shumë i frekuentuar nga turistët, me kalanë dhe muret e saja rrethuese, monumentet kulturore e historike, qendrat arkeologjike, sallat e sportit, shpellat dhe kanionet e lumit Treska dhe liqenit Matka.
Pikat turistike në Shkup:
Ohri është qendra më e madhe turistike e vendit. Ndryshe i njohur dhe si Jerusalemi i Ballkanit, vizitohet me teper nga mijëra turistë cdo vit. Në vitin 1979 u bë pjesë e fondit të trashëgimisë botërore të mbrojtur nga UNESCO. Është qendra e letërsisë dhe kulturës sllave. Klementi dhe Naumi, janë dy dishepujt më të njohur, misionarë të Cirilikës dhe Metodikës Salonike dhe vendosja e tyre në qytet e ktheu Ohrin në qendrën kultorore e letrare të sllavëve të jugut. Klementi shpenzoi 30 vite të jetës së tij midis sllavëve të Maqedonisë së Veriut. Shkolla e parë në Ohër u themelua në manastirin e Shën Pantalejmonit (viti 893). 3500 nxënësit të cilët dolën nga kjo shkollë, shpërndanë shkrimin, kulturën, fenë dhe artin e sllavëve në tokat e banuara nga sllavë në veri të Ohrit, disa prej tyre shkuan deri në Kiev në Rusinë Mesjetare. Në fund të shekullit IX dhe fillimit të shekullit X, Ohri luajti një rol të rëndësishëm në procesin e evangjelizimit dhe përhapjen e besimeve sllave ne Europë dhe më tej. Ky qytet është gjithashtu i njohur për Perlën e Ohrit, që shërben dhe si simbol i qytetit. Prodhimi i perlave artizanale është një traditë që është trashëguar ndër breza në qytetin e Ohrit. Gjatë verës, jeta e pasur e natës është një nga atraksionet më të mëdha të qytetit. Ju mund të merrni pjesë në festivale të përvitshme muzikore, ose të vizitoni baret, diskot dhe klubet e natës në qytet.
Pika turistike në Ohër:
Qyteti i konsujve., Manastiri (Bitola), është qyteti i dytë për nga madhësia në Maqedoninë e Veriut, dhe quhet qyteti i konsujve për shkak të 12 konsullatave të vendeve të huaja, të cilat gjenden në këtë qytet. me teper Në kohët antike, njihej si Heraclea Lyncestis, qytet i themeluar nga Filipi i II-të i Maqedonisë (babai i Aleksandrit të Madh). Sot Manastiri është një qytet, ku ndërthuret e vjetra me të renë, ndërtimet e periudhës Osmane dhe rrënojat antike me ndërtesat moderne.
Pika turistike në Manastir:
Velesi, Kavadarci, Negotino, Demir Kapija janë prodhuesit më të mirë të verës maqedonase. Vreshtat e kësaj krahine kanë një sipërfaqje mbi 11.000 hektarë. me teper Vera është simbol i tokës maqedonase. Sekreti i shijes unike të këtyre verërave është dielli, i cili në këtë krahinë i jep një shije unike rrushit që kultivohet në këto vreshta. Maqedonia e Veriut është një nga vendet e para europiane ku lindi kultura e verës. Në dekadën e fundit turizmi i verës ka parë një rritje të madhe në këtë rajon. Qyteti i Kavadarcit është dhe qendra e vjeljes së rrushit, ku ndodhen dhe prodhuesit më të mëdhenj të verës në Ballkan. Festivali i vjeljes së rrushit është kthyer në një traditë turistike dhe promovon vlerat e një tradite të lashtë e të pasur që është trashëguar në këtë rajon ndër breza, që nga kohët e lashta e deri sot. Në kohët e lashta ky festival mbahej për të nderuar Dionisin, perëndinë e veres dhe të rrushit dhe ndryshe quhet dhe si “Ditët e Dionisit”.
Parku Kombetar i Pelisterit gjendet në komunën e Manastirit dhe ka statusin e parkut kombëtar që prej vitit 1948. me teper Ndodhet në Malet Baba, në një lartësi që varion nga 927 deri në 2,601m, mbi nivelin e detit dhe karakterizohet nga një botë shumë e larmishme bimore dhe shtazore, vecanërisht dallohet Pisha Molica (Pinus-peuce), një dru unik që i përket epokës së Cenozoit dhe që gjendet vetëm në disa male në gadishulin e Ballkanit. Nga Pelisteri mund të shohesh dhe luginën e Pelagonias, Liqenin e Prespës, malet Nidze, Galicica, Jakupica dhe qytetin e Manastirit. Pelisteri është një nga pikat më jugore të Ballkanit që ka një klimë alpine.
Mori këtë status në vitin 1949 dhe gjendet në pjesën perëndimore të vendit, midis liqenit të Mavrovës dhe kufirit shtetëror me Shqipërinë. me teper Maja më e lartë në Maqedoninë e Veriut, Mali i Korabit me një gjatësi 2,764 m, gjendet në këtë park. Zonat e dendura pyjore mbajnë mbi 100 lloje bimësh të rralla dhe në majat e maleve kultivohen dhe bimët e cajrat e egra të cilat mund të mblidhen dhe me dorë. Liqeni i Mavrovës ndodhet në qendër të resortit të Skive dhe e bën Parkun Kombëtar të Mavrovës një destinacion të përkryer gjatë fundjavave, gjatë gjith vitit.
Ndodhet në malin që mban të njëjtin emër. me teper Ka një klimë të mesme kontinentale, që ndikohet nga prania e dy liqeneve më të mëdha natyrore në vend, Liqeni i Ohrit dhe i Prespës, si edhe një klimë të nxehtë sub-mesdhetare që ndikohet nga grykat e ulta malore në anën e Shqipërisë. Përpos pejsazhit unik dhe mjedisit të ruajtur, ky park shërben dhe si një ekosistem i madh ku ruhen mbi 800 specie bimësh, shumë prej tyre endemike të cilat shtrihen deri në majën e Malit të Galiçiçës. Fauna ne Galiçiçë është gjithashtu e larmishme. Ka 170 lloje rruazorës, 10 lloje amfibësh, 18 lloje zvarranikësh, 124 lloje shpendësh dhe 18 lloje gjitarësh.
Në Maqedoninë e Veriut gjenden tre liqene natyror: Liqeni i Ohrit, Liqeni i Prespës, Liqeni i Dorjanit.
Ohrid Lake është një nga liqenet më të thellë e më të vjetër të Europës, ku ruhet një ekosistem unik nënujor, me mbi 200 lloje gjallesash. Përgjatë liqenit gjenden 3 qytete të rëndësishme: Ohri dhe Struga në Maqedoninë e Veriut dhe qyteti i Pogradecit në Shqipëri.
Prespa Lake ndahet mes Maqedonisë së Veriut, Shqipërisë dhe Greqisë. Ndodhet 150m mbi liqenin e Ohrit dhe përmes burimeve nënujore ushqen këtë të fundit me ujë.
Dojran Lake ndahet midis Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë. Balta e këtij liqeni ka veti kuruese dhe shërben vecanërisht për shërimin e muskujve dhe kockave. Persona lyhen me këtë baltë dhe “piqen” në diell. Ata besojnë në vetitë e saj kuruese.