Macedonia Holidays i kushton një vemendje shumë të madhe privatësisë suaj. Informacioni që ju kërkohet kur bëni rezervimin, me teper kërkohet në mënyrë që t’ju ofrojmë një shërbim profesional. Informacionin e klientit ne ia japim vetëm hotelit ose partnerit që ofron shërbimin. Në asnjë rrethanë tjetër nuk ia japim këtë informacion dikujt tjetër, përvec rasteve të vecanta kur jemi të detyruar me ligj për ta dhënë këtë informacion. Të dhënat tuaja të kontaktit përdoren për të bërë rezervimet. Këto informacione do t’i jepen hotelit që ofron shërbimet në mënyrë që t’ju identifikojnë kur të mbërrini në destinacion dhe t’ju kontaktojnë në rast se do ketë ndryshime në rezervim. Duam te theksojme perseri se, në përputhje me ligjet europiane të mbrojtjes së të dhënave personale, tek Macedonia Holidays ndiqen procedura strikte për të ndaluar keqpërdorimin e të dhënave personale dhe përdorimin e paautorizuar të tyre.
Informacioni i kartës se kreditit
Ne jemi të ndërgjegjshëm për rëndësinë e ruajtjes së informacionit të kartës suaj të kreditit. Ndaj, përdorim masa strikte që të mos përdorim informacionin e kartës suaj të kreditit online nëpërmjet e-maileve që shkëmbejmë me ju.
Kur ju dërgon e-maile Macedonia Holidays?
Pasi të keni bërë një rezervim do të merrni një mesazh konfirmimi me të gjitha të dhënat e rezervimit tuaj.
me teper
Ju mund ta paraqisni ketë konfirmim tek hoteli për rezervimin. Ndonjëherë Macedonia Holidays mund t’ju dërgojë e-maile feedback-u ose vlerësimi pas qëndrimit tuaj në hotel. Nëse nuk dëshironi të na jepni mendimin tuaj, mund të na informoni dhe nuk do t’ju kërkojmë feedback te tjerë. Nëse keni ndonjë sugjerim ose vërejtje për këtë deklarate privatësie, ju lutem na dërgoni një e-mail tek: contact@macedonia-hotel.com
Macedonia Holidays sh.p.k