Hotele ne Skopje

Qyteti më i madh dhe njëkohësisht kryeqyteti i Maqedonisë, me një popullsi mbi 600.000 banorë, Shkupi shërben si qendra kulturore, ekonomike dhe arsimore e vendit. Gjatë pushtimit romak,u bë i njohur me emrin Skupi. Më 1392, qyteti u pushtua nga Perandoria Osmane, të cilët e quajtën Üsküp. Qyteti qëndroi nën pushtimin osman për më shumë se 500 vite, duke shërbyer dhe si kryeqytet i Pashallëkut të Shkupit dhe me pas u kthye ne qendrën e Vilajetit të Kosovës. Gjatë kësaj kohe, Shkupi u bë i njohur falë arkitekturës së tij orientale. Pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, pati ritme të larta zhvillimin, të cilat u ndërpremë në vitin 1963, pas shkatërrimit të qytetit nga një tërmet. Në vitin 1991 u shpall kryeqytet i shtetit të ri maqedonas. Në ditët e sotme vazhdon të jetë një destinacion shumë i frekuentuar nga turistët, me kalanë dhe muret e saja rrethuese, monumentet kulturore e historike, qendrat arkeologjike, sallat e sportit, shpellat dhe kanionet e lumit Treska dhe liqenit Matka.