Hotele ne Oher

I gjendur në brigjet e liqenit të Ohrit, qyteti i Ohrit është një nga qytetet e banuara më të lashta në kontinentin europian. Qyteti ndodhet në jugperëndim të Shkupit dhe në perëndim të Manastirit dhe Resenit, në kufi me republikën e Shqipërisë. Ohri është një nga qytetet më të vizituara në Maqedoni dhe shquhet për të kaluarën e tij historike. Mendohet se dikur, në qytet ndodheshin mbi 365 kisha, nga një për secilën ditë të vitit prandaj shpeshherë qyteti i Ohrit konsiderohet edhe si Jerusalemi i Ballkanit. Qyteti është i pasur me shtëpi piktoreske, monumente historike dhe turizmi përbën sektorin më të zhvilluar në ekonominë e qytetit. Në vitet 1979 dhe 1980 qyteti dhe liqeni i Ohrit u përfshinë në fondin e trashëgimisë botërore, që mbrohet nga UNESCO. Në fakt Ohri, është një nga 28 qendrat e trashëgimisë botërore, që shërben dhe si pjesë e fondit të trashëgimisë natyrore dhe asaj kulturore. Legjendat thonë se në qytet ndodheshin mbi 365 kisha dhe këto gojëdhëna mbështeten edhe nga shënimet e kronikanit osman të shekullit të XVII-të, Evliya Çelebi. Disa nga aktivitetet kryesore kulturore që mund të ndiqen në qytet janë: Festivali Veror në muajt Korrik – Gusht; Festivali i Koreve, ku kore nga e gjithë bota mblidhen në qytet në fundin e muajit Gusht; Festivali Ballkanik i Folklorit dhe Festivali i Muzikës Ballkanike që mbahen në muajin Korrik; Festivali Etno-muzikor i muajit Gusht, në të cilin muzikantë nga i gjithë rajoni marin pjesë etj.

Bellevue

hotel stars
S'ka Vleresime

Nas. Konjsko bb, Oher, Maqedoni

  Kërkon konfirmim

Metropol

hotel stars
S'ka Vleresime

Nas. Konjsko bb, Oher, Maqedoni

  Kërkon konfirmim

Garden

hotel stars
S'ka Vleresime

Bulevardi Kej Marshal Tito, Nr.114, Oher, Maqedoni (FYROM)

  Kërkon konfirmim

Inex Gorica

hotel stars
S'ka Vleresime

Naum Ohridski St. 5-7 6000, Oher, Maqedoni (FYROM)

  Kërkon konfirmim

Cingo

hotel stars
S'ka Vleresime

Rr.Abas Emin, Nr.3, Oher, Maqedoni (FYROM)

  Kërkon konfirmim

Lebed

hotel stars
S'ka Vleresime

Marsal Tito, 112, Oher, Maqedoni (FYROM)

  Kërkon konfirmim

Breza

hotel stars
S'ka Vleresime

Mosha Pijade 24a, Prilep, Maqedoni (FYROM)

  Kërkon konfirmim

Royal View

hotel stars
S'ka Vleresime

Jane Sandanski no.2; Oher, Maqedoni (FYROM)

  Kërkon konfirmim

Tino

hotel stars
S'ka Vleresime

Kej Marsal Tito Nr.55, Oher, Maqedoni (FYROM)

  Kërkon konfirmim

Park Lakeside

hotel stars
S'ka Vleresime

Naum Ohridski, Oher, Maqedoni

  Kërkon konfirmim

Millenium Palace

hotel stars
S'ka Vleresime

Kej Marshal Tito bb, Oher, Maqedoni (FYROM)

  Kërkon konfirmim