Hotele ne Diber e madhe

Dibra është një qytet në pjesën perëndimore të Maqedonisë, në kufi me Shqipërinë. Pjesa më e madhe e popullsisë, 74% e saj përbëhet nga Shqiptarët, dhe njëkohësisht është qyteti i vetëm ku maqedonasit përbëjnë etninë e tretë. Disa nga zanatcinjtë e zejtarët më të mire, kryesisht gdhendësit e drurit dhe ndërtuesit, erdhën nga ky rajon dhe janë shquar historikisht për aftësitë e tyre në ndërtim, gjdhendje, krijimin e ikonave dhe ndërtimin e një arkitekture unike. Atraksioni kryesor në qytet mbeten llixhat me ujëra termalë, që në dialektin vendas quhen banjishte. Llixha më e njohur në Dibër është “Spa Capa”, në të cilën temperaturat e ujërave arrijnë 39°C në “Hotel Banjishte”, dhe 41°C në Kosovrast. Këto temperatura konsiderohen të përkryera për trupin e njeriut, prandaj në këto llixha uji nuk nevojitet të ngrohet apo të ftohet si në spa-të e tjera në botë. Uji është 100% natyral dhe përmban sasi të mëdha ionesh negative, të cilët janë shumë të rrallë, ndihmojnë shumë trupin e njeriut dhe janë shumë të shëndetshëm. Një litër ujë përmban mbi 4000 mg minerale; kryesisht Sulfur, Magnez, Kalcium dhe Natrium dhe në një sasi e cila nuk është parë në spa të tjera në botë. Për vetitë e rralla kuruese dhe vecantitë e tyre, në vitet 1970, këto llixha quheshin nga shkencëtarët e kohës si më efektivet dhe më kurueset në Europë.

Hotel Banjisht

hotel stars
S'ka Vleresime

Fshati Banjishte, Diber e Madhe, Maqedoni

  Kërkon konfirmim