Kushtet e punës

1.Përshkrimi i shërbimit

Albania Holidays është pronari dhe operatori i sistemit të rezervimeve online të www.macedonia-holidays.com me teper , www.albania-hotel.com, www.tirana-hotel.com, dhe www.balkan-hotel.com. Macedonia Holidays është një kompani turistike maqedonase e regjistruar, e cila ofron një gamë të gjerë shërbimesh turistike. Përmes faqeve të internetit të përmendura më sipër ne veprojmë si ndërmjetës midis hoteleve dhe përdoruesve në mënyrë që t’u ofrojmë vizitorëve tanë mundësinë për të kërkuar dhe rezervuar hotele online. Shërbimi ynë bazohet tek informacioni i dhënë nga vete hotelet. Ne bëjmë të pamundurën për t’u siguruar që i gjithë informacioni i vendosur në këtë faqe interneti është i sakte. Që nga ky moment termi “Macedonia Holidays”, “Faqe interneti” dhe “ne” do përdoren bashkarisht për të identifikuar Macedonia Holidays sh.p.k(Ltd), www.macedonia-holidays.com, www.albania-hotel.com, www.tirana-hotel.com, dhe www.balkan-hotel.com, ndërsa frazat “mysafir” dhe “klient” do t’u referohen të gjithë atyre që do përdorin këto faqe interneti për të rezervuar një hotel apo shërbim tjetër.

2.Informacioni i hotelit, vlerësimi dhe ankesat e klientëve

Hoteli është përgjegjës që informacioni që ai jep (psh. përshkrimi, fotografitë etj.) në faqet e internetit,www.macedonia-holidays.com me teper , www.albania-hotel.com, www.tirana-hotel.com dhe www.balkan-hotel.com të jetë gjithmonë i saktë dhe i përditësuar. Duke parë që vetëm një numër i vogël hotelesh janë të vlerësuar zyrtarisht, ne jemi detyruar që të përfshijmë në faqet tona të internetit edhe hotele jo të vlerësuar zyrtarisht. Vlerësimi është bërë nga pronaret ose drejtuesit e këtyre hoteleve duke u konsultuar me ne. Kemi inspektuar personalisht çdo hotel dhe rezultatet u janë vënë në dukje drejtuesve të hoteleve në mënyrë që vlerësimi i hotelit të bëhej sa me objektiv. Megjithatë, vlerësimi online duhet marre parasysh vetëm si një udhëzues që t’ju ndihmojmë në zgjedhjen tuaj. Për të qenë sa më të saktë ne kemi përfshirë edhe vlerësimin e klientëve per te nxitur turistet te ndihmojne njeri-tjetrin dhe gjithashtu per te qene sa me te paanshem ne vlerësimet e hotelit. Macedonia Holidays nuk mban përgjegjësi për asnjë deklaratë të bërë nga një palë e tretë në lidhje me çdo informacion të gabuar të hotelit dhe/ose përshkrime dhe/ose foto ose ndonjë pretendim tjetër që ka të bëjë me shërbimet e ofruara nga hoteli duke përfshirë mospërputhje të mundshme midis vlerësimit aktual të hotelit dhe vlerësimit online. Ne gjithashtu nuk mbajmë përgjegjësi për pjesën e vlerësimit të klientëve dhe komenteve që shfaqen aty. Ankesat e bëra nga klientët në lidhje me kushtet dhe shërbimet e ofruara nga hoteli duhet të zgjidhen direkt me hotelin, pa ndërmjetësimin e Macedonia Holidays.

3.Marrëveshja e rezervimit apo akomodimit

Duke rezervuar nëpërmjet faqeve të internetit krijohet një kontratë e drejtpërdrejtë midis
partnereve qe ofrojne shërbimet (hoteli, kompania e makinave me qera) dhe klientit (“Marrëveshja e akomodimit”). Albania Holidays vepron thjesht si një ndërmjetës që bën të mundur rezervimin dhe pagesën. me teper Klienti duhet të pranoje partnerin qe ofron sherbimin si palën kontraktuese dhe të pranojë rezervimin online në bazë të informacionit të partnerit qe ofron sherbimin në faqen e internetit në kohën që është bërë rezervimi.

4.Menyrat e pagesës, komisionet.

Në asnjë nga website tona nuk ka asnjë pagesë extra për pagesat online. me teper Cmimi që shikoni është cmimi që paguani. Për të konfirmuar dhe garantuar një rezervim ju duhet të paguani një pjesë të shumës totale. Kjo shumë varet nga marreveshjet individuale që ne kemi me hotele dhe kompani të ndryshme makinash me qera dhe është e ndryshme. Që t'ju japim një shembull, kjo shumë varion nga 10-20% e shumës totale të rezervimit në shumicën e rasteve. Diferenca e mbetur nga totali paguhet tek ofruesi i sherbimit, hotel/makine me qera. Kjo shifër do t'ju shfaqet kur të bëni rezervimin dhe do të printohet ne Dokumentin e Rezervimit që ju dërgohet me email pasi të keni kryer pagesën. Klienti pranon që karta e tij/e saj e kredit/debitit do procesohet nga partneri yne Scrill(ish Moneybookers Ltd) në emër të Albania Holidays. Ju paguani cmimin që shihni për hotelin në total por me kartë krediti do të paguani vetëm depozitën që ju kërkohet kur rezervoni dhe pjesen tjetër në hotel. Pasi të keni paguar depozitën do të merrni një Dokument Rezervimi që ju konfirmon rezervimin e kryer. Në disa raste të vecanta të cilat përcaktohen nga Albania Holidays, klientit do t’i kërkohet të parapaguajë ose garantojë rezervimin në një formë tjetër pagese. Nëse klienti s’mund ta bëjë këtë, ne kemi të drejtë ta refuzojmë rezervimin.

5.Politika e Anulimit, pretendimet dhe rimbursimet.

Klienti mund ta anulojë ose ndryshojë rezervimin e hotelit ose një shërbim tjetër për të cilin ka parapaguar, me teper por si rrjedhojë ju mund të paguani një tarifë për anulimin apo ndryshimin e rezervimit të caktuar nga subjekti që ofron shërbimin. Për më tepër, nëse klienti nuk paraqitet në hotel, ose nuk e anulon apo ndryshon rezervimin e tij/e saj para afatit të politikës së anulimit të përcaktuat nga hoteli ose kompania që ofron shërbimin përkatës, klientit do t’i duhet të paguajë tarifën e plotë të nates se pare në hotel dhe një tarifë të caktuar për shërbimet e tjera. Në këto raste pjesa tjetër e rezervimit do anulohet automatikisht dhe nëse tarifa e aplikuar është më e ulët sesa shuma totale e paguar nga klienti, pjesa e mbetur e shumës do rimbursohet nga Macedonia Holidays. Klienti duhet të bëjë një rezervim dhe pagesë tjetër nëse dëshiron ende të vijë në hotel në ndonjë datë të mbetur apo alternative. Revervimi për natën që vjen nuk do të jetë i vlefshëm pa rënë dakort më parë me Macedonia Holidays.

E njëjta politikë anulimi do zbatohet edhe në rastet kur shërbimet e rezervuara ndërpriten para kohës së caktuar. Për të bërë përjashtime nga ky rregull ne duhet të kemi diçka të shkruar në letër, me e-mail ose me sms nga hoteli ose kompania që ofron shërbimin, që pranon ndërprerjen e shërbimeve nga klienti pa asnjë penalizim.

Është përgjegjësia e klientit që të kontrollojë dhe pranojë politikën e anulimit të hotelit që ai rezervon ashtu si është publikuar në faqet e internetit.

Çdo pretendim financiar dhe kompensim do bazohet plotësisht tek kjo politikë anulimi.
Për turet, konferencat apo shërbimet e tjera të ofruara nga Macedonia Holidays, përveç rezervimit online të hotelit, do zbatohet politika e anulimit si me poshtë:

a. Nëse rezervimi anulohet/ndryshohet 30 ditë apo më shumë para ditës së mbërritjes, atëherë do rimbursohet shuma e plote minus komisionit 5% për veprimet me kartë krediti apo komisionet bankare për transfertat bankare nëse pagesa bëhet me bankë.
b. Nëse rezervimi anulohet/ndryshohet 30 deri 21 dite para datës së mbërritjes, do mbahet 30% e shumës së paguar dhe komisionet për veprimet me kartë krediti apo transfertat bankare.
c. Nëse rezervimi anulohet/ndryshohet 21 deri 7 dite para datës së mbërritjes, mbahet 50% e shumës së paguar dhe komisionet për veprimet me kartë krediti apo transfertat bankare.
d. Nëse rezervimi anulohet/ndryshohet më pak se 7 ditë para datës së mbërritjes nuk behet asnjë rimbursim për shumën e paguar.
e. Në rast të mosparaqitjes apo të largimit më shpejt sesa data e caktuar nuk bëhet asnjë rimbursim për shumën e paguar.

6.Politika e rimbursimit

Politika e rimbursimit për shërbimet e anuluara do zbatohet si më poshtë:
me teper
a. Nëse klienti vërteton që anulimi apo largimi herët nga hoteli është bërë në kohë dhe në përputhje me politikën e anulimit të hoteleve ne do t’ju rimbursojme shumën e plotë.
b. Rimbursimi i plotë me kartë krediti pa mbajtur asnjë komision do zbatohet për çdo anulim të bërë në përputhje me politikat e anulimit të Macedonia Holidays dhe partnerëve të saj nëse ky anulim është bërë brenda 30 ditëve nga data e pagesës. Nëse ky limit prej 30 ditë nga data e pagesës ka kaluar, rimbursimet me kartë krediti do të mbajnë një 5% të shumës për shkak të taksave të shërbimit.

c. Për të gjitha format e tjera të pagesës, do mbahen komisionet bankare apo të transaksionit.

Anulimet e bëra të paktën 24 orë para për shërbimet e ofruara drejtpërdrejt nga Macedonia Holidays (psh. transfertat, turet ditore individuale etj.) përveç atyre të ofruar nga partnerët (psh. Hotelet, rezervimet e makinave me qera etc.) do të rimbursohen pa asnjë penalizim në përputhje me pikat 5b dhe 5c më sipër.

Macedonia Holidays do të bëjë rimbursim të pagesave dhe komisoneve të saj dhe do të negocioje me partnerët për një rimbursim të plotë vetëm në rast të forcave madhore (luftë, demonstratë, trazira etj.) dhe forcave të natyrës (stuhi, përmbytje, tërmet, shpërthim vullkani etj.)

7.Monedha dhe kursi i këmbimit

Çmimet e shfaqura tek faqet e internetit përfshijnë të gjitha taksat lokale dhe janë në Euro. me teper Megjithatë, nëpërmjet partnerëve tanë Scrill ne ofrojmë mundësinë e pagesës në shumë monedha të tjera sipas zgjedhjes suaj. Kursi i këmbimit të Euros në monedhën që ju zgjidhni përcaktohet nga Scrill.

8.Deklarate përgjegjësie

Informacioni, software, produktet dhe shërbimet e publikuara nga faqet e internetit të Macedonia Holidays www.macedonia-holidays.com me teper , www.albania-hotel.com,www.tirana-hotel.com dhe www.balkan-hotel.com  janë përpiluar me kujdes. Megjithatë, ato mund të kenë pasaktësi dhe gabime. Në veçanti, Macedonia Holidays per partneret e faqes se internetit nëpërmjet të cilëve ne sigurojmë shërbimin nuk garanton saktësi absolute dhe nuk mban asnjë përgjegjësi për çdo gabim apo pasaktësi që ka lidhje me informacionin dhe përshkrimin e hotelit, fluturimit, makinës dhe produkteve të tjera të udhëtimit të paraqitura në këtë faqe interneti (duke përfshirë pa asnjë kufizim, çmimet, fotografitë, listën e pajisjeve të hotelit, përshkrimet e përgjithshme të produkteve etj.) pjesa më e madhe e informacionit sigurohet nga kompanitë përkatëse.
Gjithashtu, Macedonia Holidays ka të drejtë të korrigjojë çdo gabim të çmimeve në faqen tonë të internetit dhe/ose në rezervimet pezull që janë bërë me çmime të gabuara. Në këtë rast, ne do t’i ofrojmë klientit mundësinë që ta mbajë rezervimin pezull me çmimin e saktë, ose e ka ai në dorë të zgjedhë: ne do ta anulojmë rezervimin e tij pa asnjë penalizim.
Macedonia Holidays s’mban përgjegjësi për përshtatshmërinë e informacionit, software, produkteve dhe shërbimeve që janë në këtë faqe interneti dhe përfshirja ose ofrimi i produkteve apo shërbimeve në këtë faqe interneti nuk nënkupton miratimin apo rekomandimin e këtyre produkteve apo shërbimeve nga Macedonia Holidays. Të gjitha informacionet, software, produktet dhe shërbimet ofrohen “siç janë” pa asnjë lloj garancie. Macedonia Holidays s’është përgjegjëse për asnjë garanci apo kushtet që kjo faqe interneti, serverat e saj apo çdo e-mail të dërguar nga faqet e internetit të Macedonia Holidays, nuk kane virus apo ndonjë element tjetër të dëmshëm.
Hotelet, kompanitë e makinave me qera dhe kompanitë e tjera që ofrojnë shërbimet e transportit apo shërbime të tjera në këtë faqe interneti, janë kontraktues të pavarur dhe jo agjentë apo punonjës të Macedonia Holidays. Si rrjedhojë Macedonia Holidays s’është përgjegjëse për asnjë gabim, pakujdesi, paraqitje, garanci, shkelje apo neglizhencë të këtyre kompanive dhe punonjësve të tyre, apo për dëmtimet fizike, vdekje, dëmtim të pronës, dëmtime të tjera ose shpenzime të tjera si rrjedhojë e këtyre të fundit. Macedonia Holidays nuk është përgjegjëse dhe nuk do të rimbursojë në rast vonese, anulimi, mbi-rezervimi (overbooking), greve apo arsyeje tjetër jashtë kontrollit të saj dhe nuk është përgjegjëse për asnjë shpenzim shtesë, mungesë, vonesë, ndryshim itinerari apo akti të cfarëdo qeverie apo autoriteti.
Macedonia Holidays nuk është përgjegjëse në asnjë rast për dëmet direkte, indirekte, të rastësishme, ndëshkimore, të veçanta apo pasojat që vijnë nga, ose që kanë lidhje në ndonjë mënyrë me hyrjen tuaj apo përdorimin e kësaj faqe interneti, duke përfshirë, por jo kufizuar në, besimin tuaj mbi opinionet e shfaqura në këtë faqe interneti: për çdo virus kompjuteri, informacion, software, faqet e tjera, produktet dhe shërbimet e marra nga kjo faqe interneti nëse janë të bazuara në teorinë e neglizhencës, kontratës, krimit, borxheve financiare, ose në të kundërt, edhe nëse Macedonia Holidays është informuar për mundësinë e këtyre dëmeve.

Nëse, pavarësisht kufizimeve të Macedonia Holidays, është përgjegjëse për ndonjë humbje apo dëmtim që vjen si rrjedhojë e, apo në ndonjë mënyrë ka lidhje me ndonjë nga dukuritë e përmendura më sipër, atëherë Macedonia Holidays nuk do tejkaloje në asnjë rast, shumën totale (1) shumën që klienti ka paguar për një nga shërbimet tona në përputhje me kushtet e punës të paraqitura këtu, ose (2) ose dy qind euro (200 €). Përkufizimi i detyrimit reflekton përcaktimin e rrezikut ndërmjet palëve dhe përkufizimeve të specifikuara më sipër do të zbatohen dhe aplikohen edhe nëse shikohet që përkufizimet e specifikuara në kushtet me sipër nuk e kryejnë qëllimin e tyre thelbësor.

9.Dëmshpërblimi

Klienti bie dakord të mbrojë dhe dëmshpërbleje Macedonia Holidays dhe/ose kompanitë respektive dhe nëpunësit, me teper drejtuesit, punëtoret dhe agjentet nga dhe kundër çdo pretendimi, shkaqe veprimi, kërkese, kurim, humbje, dëmtime, gjoba apo shpenzime të çdo lloji apo natyre duke përfshirë por jo kufizuar pagesa të arsyeshme ligjore dhe bankare, të shkaktuara nga palët e treta si rezultat i:
(1)Shkeljes nga klienti të kësaj kontrate ose të dokumenteve të referuara këtu:
(2)Shkelja e ndonjë ligji apo të drejtave të një pale të tretë nga klienti: ose
(3)Përdorimi i kësaj faqe interneti nga klienti.

10.Mbrojtja e të drejtës se autorit dhe zbatimi

Alabnia Holidays është pronari ekskluziv i projektit të përgjithshëm dhe zbatues, si dhe zbatimit me teper të software dhe përmbajtjes së faqeve www.macedonia-holidays.com, www.albania-hotel.com, www.tirana-hotel.com dhe www.balkan-hotel.com. Autori i të gjitha informacioneve në këto faqe interneti është Albania Holidays. Pjesët që nuk janë në pronësi të Macedonia Holidays janë identifikuar si të tilla në kushtet e punës dhe/ose në faqet e internetit. Pjesa më e madhe e fotografive janë pronësi ekskluzive e Macedonia Holidays. E drejta e autorit e të gjitha materialeve në faqet e internetit të përmendura me sipër, i përket Macedonia Holidays. Përdoruesi dhe vizitori i faqeve të internetit nuk mund t’i kopjojë apo përdorë informacionet për qëllime përfituese pa vënien në dijeni dhe lejen me shkrim të Macedonia Holidays. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Leja jepet nga Macedonia Holidays vetëm me shkrim. Me përjashtim të atyre të përmendura në këtë paragraf, të gjitha përdorimet e materialit nga faqet e internetit janë të ndaluara rreptësisht. Të gjithë shkelësit do të ndiqen në bazë të ligjeve vendore dhe ndërkombëtare të së drejtës së autorit.

11.Ndryshimi i kushteve të përdorimit

Macedonia Holidays ka të drejtën të ndryshojë kushtet e përdorimit në çdo moment pa paralajmërim. Ndryshimet hyjnë në fuqi në momentin e publikimit ne faqen e internetit. Vizitorët janë të detyruar t’i vënë re këto ndryshime dhe të përshtaten me to.

Macedonia Holidays Ltd