Macedonia Holidays DMC është një kompani profesionale që ofron mbështetje logjistike dhe kreative në organizimin e konferencave, incentivave dhe programeve speciale për grupe në Maqedoninë e Veriut. Si anëtarë më të rinj të familjes të gjërë të Albania Holidays kemi fatin të përfitojmë nga eksperienca e tyre, gjë që na bën më adekuad në ofrimin të një shërbimi më të gjërë MICE në Maqedoninë e Veriut. Ne ofrojmë një paketë të plotë shërbimesh ku përfshihen: zgjedhja e vendit, rezervim dhe akomodim hoteli, transport de lux, aktivitete argëtuese, programe sociale,darka gala dhe festa ekskluzive, performanca speciale etj. Ne shfrytëzojmë gjithë njohuritë dhe ekspertizën tonë për të gjetur hotelin më të mirë që ju përshtatet me facilitetet perfekte të takimit për eventin tuaj dhe propozojmë programe tërheqëse, duke planifikuar me kujdes vendin e aktiviteteve. Nëse ju doni të organizoni një takim, konferencë, event apo një incentivë ne mund t’ju asistojmë profesionalisht në çdo hap deri sa garantojmë satisfakcionin tuaj të plotë.
Maqedonia e Veriut është një shtet kyq me tre liqene,njëra ndër të cilat është liqeni i Ohrit i njohur si liqeni më i madh dhe i vjetër në Europë, që ofron shumë diversitet. Qyteti i Ohrit i vendosur në brigjet e liqenit është njëra nga qytetet më atraktive dhe mbrojta e tij nga UNESCO ofron infrastrukturë të nevojshme për konferenca dhe udhëtime incentive. Shkupi,kryeqyteti me fluturimet ndërkombëtare të mira kalon nëper një periudhë përmirësuese duke rritur potencialin e tij për MICE. Krahas pasurisë kulturore dhe diversitetit, Maqedonia e Veriut poashtu ofron monumente natyrore fascinuese për aktivitete të grupeve punuese në natyrë dhe lulzimi i vreshtarisë që behet ndërkombëtarisht e njohur ofron mundësi unike për admiruesit e verës. Ekipi i Macedonia Holidays është një ekip profesional të cilët posedojnë njohuritë dhe mekanizmat e nevojshme për të organizuar një konferencë të suksesshme në Maqedoninë e Veriut.