Informacione të përgjithshme rreth Maqedonisë

Pozita gjeografike

Maqedonia është njëra nga shtetet më të lashta,biblike e cila ndodhet në pjesën qëndrore të Gadishullit Ballkanik.Teritori i Repuplikës së Maqedonisë përfshin në total 25 713 km katrorë. Kufizohet me Sërbin dhe Kosovën në veri , Bullgarinë në lindje, Greqinë në jug dhe Shqipërinë në perëndim .Maqedonia dhe shtetet fqinjë ndajnë një numër vendkalimesh kufitare.

Klima e Maqedonisë

Maqedonia ka klimë të ndryshueshme nga mediteriane në kontinentale.Verat janë të nxehta dhe dimërat relativisht të ftohta. Klima malore është prezente në regjionet malore të vendit dhe karakterizohet me dimëra të gjatë dhe me dëborë si dhe me verëra të ftohta. Pjesa më e madhe e Maqedonisë ka klimë të ndryshueshme kontinentale.

Kryeqyteti

Shkupi

Qytetet tjera të Maqedonisë

Shkupi është kryeqyteti i Maqedonisë, është qendër moderne, politike, ekonomike dhe kulturore, Ohri, njëri nga vendet më të vizituara në vend, Manastiri, Struga, Prilepi,Tetova, Strumica , Kavadarci, etj.

Popullata

Grupet etnike në Maqedoni janë: Maqedone 64.2% , Shqiptarë 25.2%, Turq 3.9%, Romë 2.7%, Sërbë 1.8% , të tjerë 2.2% (2002 sta) https://www.cia.gov/library/publications/the-world-factbook/geos/mk.html

Gjuha zyrtare

Gjuha zyrtare është gjuha Maqedonase e cila i përket degës lindore të grupit jugor të gjuhës slave. Përveç gjuhës zyrtare,Maqedonishtës,në komunat ku grupet etnike përfaqësohen me më shumë se 20% nga numri i përgjithshëm i popullatës,gjuha e grupit etnik eshte bashkëzyrtarë. Këta janë gjuha Shqipe,Turqishtja, Sërbishtja, gjuha Rome.Një varietet i gjerë i gjuhëve reflekton diversitetin etnik.

Sistemi politik në Maqedoni

Republikë Parlamentare

Flamuri Macedonia-flag

Monedha: Denari (MKD)

Formimi kulturor

Maqedonia ndodhet në qendër të Ballkanit jugor, pjesën veriore të Hellas antike (Greqisë), në perëndim të Trakisë dhe në lindje të Ilirisë. Maqedonia është një nga emrat më të vjetër në kontinentin e Evropës.Maqedonasit kanë një linguistikë të ndryshme, etnitet dhe kulturë unike krahasuar me vëndet fqinjë.
Vendi i Maqedonisë ka qenë i përfshirë në mbretërinë Paeonia. Vendi ka qenë një herë i populluar nga Paeoniansit. Në vitin 336 PK, Filipi I dytë okupoj pjesën e epërme të Maqedonisë përfshirë pjesën jugore dhe veriore të Paeonise. Aleksandri i Madh, trashëgimtari dhe biri i Filipit të dytë, pushtoj pjesën tjetër të Maqedonisë duke arritur deri në veri të Danubit, dhe duke bashkangjitur atë perandorisë së tij.
Në shekullin e shtatë, Justiniani i dytë zuri rob afërsisht 110,100 Sllavo Maqedonas dhe i transferoi në Azi dhe i detyroi që ta njohin fuqinë e perandorinë Bizantine si udhëheqës të tyre.
Kah fundi ishekullit 10 Maqedonia ishte e njohur si qendra e aktiviteteve politike dhe kulturore nga perandoria e parë Bullgare nën udhëqjen e Car Samoilit.
Në mes të shek 13 dhe 14 sundimi Bizantin mbaron nga pushtimi Sërb dhe Bullgarë.
Maqedonia pushtohet nga perandoria Otomane për rreth 500 vite.
Në vitin 1912 deri 1914 lufta e parë Ballkanike rezultoi me pushtimin e Maqedonisë nga Sërbia.
Mbas Luftës së I Botërore Sllavo Maqedonasit e Sërbisë u njohën si Sërb jugor dhe folën dialektin Sërb.
Gjatë Luftës II Botërore Jugosllavia shpërbleu Maqedoninë me statusin federal ‘Repuplika Popullore e Maqedonisë’.Shteti feston 8 Shtatorin të vitit 1991si dita e panvarsisë dhe në vitin 1993 u bë anëtare e Kombeve të Bashkuara .

Ekonomia e Maqedonisë

Që nga pavarësia e saj në 1991, Maqedonia ka bërë progres në liberalizimin e ekonomisë së saj dhe përmirësuar ambientin e biznesit . Ekonomia e Maqedonisë është ngusht e lidhur me Evropen si klient për eksport dhe burim investimesh dhe ka vuajtur si rezultat i një dobësie të stërgjatur në Euro zonë . Papunësia ka qëndruar vazhdimisht lart dikund 30% që nga viti 2008 por mundet te jete stërmadhuar bazuar në egzistencën të tregut të zi,vlerësuar të jetë në mes 20% dhe 45% nga GDP,e cila nuk është kapur nga statistikat zyrtare. Maqedonia mban stabilitet makro ekonomik në krizën globale financiare duke vazhduar me një politikë të matur monetare,e cila mban monedhën kombëtare stabile kundrejt euros dhe duke limituar deficitet fiskale.Qeveria është duke liruar politiken fiskale,sidoqofte,deficiti buxhetor ishte 4.2% të GDPsë në 2013 dhe 2014 gradualisht duke rënë në 3.7% në 2015.Kah fundi i vitit 2015 borxhi publik ishte 40.3% edhe pse i ulët në krahsim regjional është i rëndësishëm për një ekonomi të vogël.

GDP-$29.04 miliardë (2015);$28.01 miliardë (2014);$27.05 miliardë (2013)
Shënim:të dhënat janë në dollar Amerikan; Maqedonia ka një sistem të madh jo formal që ndoshta nuk është reflektuar në këta të dhëna.
Krahasimi vendor me botën: 131
GDP-$9.922 miliardë (2015)
GDP – rritja reale: 3.7% (2015); 3.5% (2014); 2.9% (2013)
Krahasimi vendor me botën: 74
GDP - për frymë (PPP):$14,000 (2015); $13,500 (2014); $13,100 (2013)

Source: 2014 CIA World Factbook
https://www.cia.gov/library/publications/the-world-factbook/geos/mk.html